Lajmet e fundit

Mërgim Mavraj u rikthye dje me grupin, duke qenë në dispozicion të trajnerit te skuadra e Kolnit. Pas një mungese të gjatë, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ia ka dalë mbanë që të lërë pas problemet fizike.
Por, dita e djeshme ka qenë edhe rekord për teknikun Peter Shtëger. Dje, ka qenë hera e parë që kur ai ka marrë drejtimin e skuadrës, që ka pasur në dispozicion të gjithë futbollistët e mundshëm, shkruan PanoramaSport.
Ka qenë pikërisht Mavraj që e kompletoi, si asnjëherë tjetër, duke shtuar ndjeshëm konkurrencën për një vend në formacion.