Lajmet e fundit

Maturantët mitrovicas vazhdojnë protestat, duan ekskursion (VIDEO)
Tash e disa ditë, maturantët e shkollave të mesme në Mitrovicë janë duke treguar revoltë në lidhje me ndalesën që po u bëhet për ekskursion në Shqipëri.
Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka kontaktuar me drejtoreshën e Arsimit në këtë komunë, Drita Kadriu, e cila tha se kjo ndalesë nuk po bëhet nga komuna.
“Është këshilli i prindërve ai që e merr vendimin në lidhje me këtë”, është shprehur Kadriu, njofton Klankosova.tv.
Në pamjet e siguruara sot nga Klankosova.tv shihen maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” teksa bërtasin në shenjë proteste për këtë ndalesë që po u bëhet.