Lajmet e fundit

Është mbledhur pasditen e sotme kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të diskutuar mbi çështjen e maturës shtetërore, transmeton Klan Kosova.
Kryetari Ilir Meta, i cili drejton këtë mbledhje, ka bërë thirrje për bashkëpunim për t’i dhënë zgjidhjen më optimale këtij problemi.
“Të punojmë me qetësi, dialog dhe bashkëpunim për të zgjidhur këtë çështje në interesin më të mirë”, ka thënë Meta.
Meta ka nënvizuar se, është me rëndësi që të zbatohen kriteret e meritës dhe preferencës./Top Channel/