I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pritet ta vizitojë Kosovën.
Sipas Gazetës Sinjali, Palmer pritet të jetë në Prishtinë të premten, më 31 tetor, transmeton Klan Kosova.
“Palmer do të takohet me liderët e partive kosovare si dhe me liderët institucionalë, ndërsa temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë”.
“SHBA-të do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.