Lajmet e fundit

Aktori Matt Damon ka folur rreth shokut të tij Ben Affleck pas divorvit të këtij të fundit.
“Ai është mirë”, ka thënë Matt kur është pyetur nga ET rreth asaj se si ndihet Ben, duke shtuar se ai nuk do t’i jepte askujt ndonjë këshillë martese, transmeton Klan Kosova.
“Unë mendoj se martesa është çmenduri. Është nje ide e çmendur por mua më pëlqen të jem i martuar me gruan time. Por nuk do t’i thoja ndokujt diçka rreth lidhjeve të tyre. Unë jam me fat ta kem gruan time dhe mendoj se ekziston ndoshta ndonjë sekret.. ai është të ndihesh me fat. Shumëçka nga lidhjet janë jashtë kontrollit tonë. Këtë bisedë e kam pasur edhe me babain tim gjatë kësaj fundjave dhe edhe ai e mendon njejtë si unë. Është hijeshi e Zotit, kështu mendon ai”, ka deklaruar Damon.