Lajmet e fundit

Analisti politik, Halil Matoshi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, spiunojnë dhe kërcënojnë opinionistët në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Matoshi ka kërkuar nga kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe ish-kryetari Albin Kurti që të ndalojnë siç i ka quajtur ai “spiunët e Facebook-ut”.
Ky është postimi origjinal i Matoshit në Facebook:
Ne dije per Albin Kurtin dhe Visar Ymerin: Ndaloni spunet tuaj ne FB, qe hallakatin shkrime e profile dhe qe kercenojne qytetaret;
Tregojuni aktivistave tuej qe aq dendun po e perdorin cilesoron 'fashist' dhe 'fasizem' qe ata vet po perdorin metoda dhe gjuhe fashiste;
Kjo asht thirrje per "goditje" dhe linc publik, zoterinj!
Tregojuni atyne fanatikeve te verbuem nga ideologjia se Halil Matoshi nuk punon ne organet e zbatimit te ligjit, per me e ba bashkefajtor me policine kosovare per deportimin e Boiken Abazit!