Lajmet e fundit

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se nevoja për Gjykatën Speciale ka ardhur si pasojë e faktit se Kosova nuk ka arritur t’i dënojë vetë ata që mund të kenë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Tash sipas Matoshit nuk ka alternativë.
“Gjykata Speciale është mekanizmi i fundit qe Kosova ta ketë një raport normal me drejtësinë, te cilën e ka mohuar”.
Ai këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, duke replikuar Ilir Dedën, i cili më herët tha se “Kosova vetë duhet të bëjë një gjykatë për krime lufte”, që do të kishte selinë në Prishtinë.
“Pse nuk e krijuam këtë gjykatë pas lufte Ilir, ose pas shpalljes së pavarësisë, me 2008?”.
“Eh zotëri Deda ta kishim bërë këtë gjykatë, kjo punë ish harruar tash dhe ne – qytetarët do merreshim me pushime verore”.
“Dhe pse Gjykatat vendore nuk e dënuan asnjë kriminel lufte asnjëherë?”, ka shkruar Matoshi.