Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, adresoi shqetësimet e banorëve të Harilaqit për ndërtimin e një deponie.
Matoshi ka garantuar banorët e Harilaqit dhe fshatrave përreth se ky ndërtim nuk paraqet asnjë rrezik për banorët, por tha se nëse konstatohet se kjo deponi është e rrezikshme, atëherë nuk do ta lejojnë ndërtimin e saj.
Ai tha se janë duke u angazhuar për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Vlera e këtij projekti është mbi 12 milionë euro.