Lajmet e fundit
"Hiq pjesën e lavidshme që e di qytetari i Kosovës, por edhe ai botëror gjatë luftës, sepse Ramush Haradinaj në tre raste është pastruar nga akuzat për krime lufte, Ramush Haradinaj është punëtor i madh, dinamik, që nga mëngjesi deri në mbrëmje është në punë. Gjithmonë duke pranuar më të mirat e të gjitha ideve politike"

Halil Matoshi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Analizën Zgjedhore, ka treguar se cilat janë vetitë e Ramush Haradinajt, kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, që e bënë atë t'i bashkohet AAK-së.
"Hiq pjesën e lavidshme që e di qytetari i Kosovës, por edhe ai botëror gjatë luftës, sepse Ramush Haradinaj në tre raste është pastruar nga akuzat për krime lufte, Ramush Haradinaj është punëtor i madh, dinamik, që nga mëngjesi deri në mbrëmje është në punë. Gjithmonë duke pranuar më të mirat e të gjitha ideve politike".
"Është njeri i shkathët që me dy a tre fjali i zbërthen konceptet e thella politike. Haradinaj ka fuqi dhe elokuencë që t'ia lejojë PDK-së jo konservimin, por reformimin e vetvetes. Unë jam me të dhe AAK-në për t'i sjellë kuvendit cilësi të re, fytyrë njeriu, dhe debat kualitativ". /klankosova.tv