Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Maj, duke iu uruar të gjithë punëtorëve ditën e tyre, ka apeluar tek qytetarët që të mos përsërisin praktikën e ndezjes së gomave dhe gjësendeve tjera që ndotin mjedisin.
Matoshi ka kërkuar zyrtarisht nga Komunat dhe policia që të ndërmarrin masa për parandalimin e dukurive të tilla negative dhe ndaj personave të cilat veprojnë në kundërshtim me rregullat të shqiptohen masat ndëshkuese konform Udhëzimit Administrativ për Ndëshkimet me Gjobat Mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Ministria që e drejton Matoshi njëherësh ka paralajmëruar ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma.