Lajmet e fundit
Mesfushori i Dnipro, Matheus pësoi një goditje në kokë në ndeshjen kundër Sevillas, në Finalen e Europa League.

Pas goditjes kokë më kokë që pati me lojtarin Benoit Tremoulinas ai pësoi kolaps. Ai mbeti i shtrirë në fushë dhe shumë shpejtë mori ndihmën mjekësore. Më pas u tërhoq shumë shpejtë nga fusha.
Kurse trajneri i Dnipro, Myron Markevych pas takimit tha se 32 vjeçari është mirë, pa ndonjë pasjoë serioze.
“Për atë çka di, ai duket se është mirë” tha Markevych para reporterëve.
Incidenti e zbehu natën finale, ku Sevilla fitoi me rezultat 3:2 kundër Dnipro, për të fituar titullin e katërt të Europa League, më shumë se çdo ekip tjetër evropian.