Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Murat Meha ka njoftuar se së shpejtiQeverisë së Kosovës do t’i dërgohet dokumentacioni i kompletuar për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai për ‘Epokën e re’ ka theksuar se komisioni me përgjegjësi, përkushtim dhe në mënyrë hulumtuese, shkencore dhe profesionale e ka përgatitur këtë dokumentacion, prandaj askush nuk duhet të frikësohet sepse nuk do të ketë ndryshim të vijës kufitare.