Lajmet e fundit
Juan Mata: Unë e di se sa i rëndësishëm është De Gea për Manchester Unitedin. Këtë e ka dëshmuar ai në disa ndeshje dhe shpresoj që ai të qëndrojë me ne.

Mesfushori Juan Mata dëshiron që bashkëkombësi i tij, David de Gea të mos largohet nga Manchester United.
Mata kërkesa të tilla ka shfaqur pasi që për portierin spanjoll flitet se do t’i lë djajtë e United-it.
“Unë e di se sa i rëndësishëm është De Gea për Manchester Unitedin. Këtë e ka dëshmuar ai në disa ndeshje dhe shpresoj që ai të qëndrojë me ne”.
Mata ka edhe arsye objektive pos atyre emocionale, kur flet për qëndrimin e De Geas në Angli.
“Prania e tij në fushë na jep pikë më shumë gjatë gjithë sezonit”, tha Juan Mata.