Lajmet e fundit

Anësori i Manchester United, Juan Mata edicionin 2015/2016 mund ta ketë pasur të fundit nën fanellën e Djajve të Kuq.
Pas ardhjes së Jose Mourinho në krye të klubit, përflitet se spanjolli mund të mos e ketë të sigurt pozitën në formacionin bazë.
Mou sa ishte te Chelsea e pati shitur Matan në United, duke mos e konsideruar shumë të rëndësishëm. Kështu pra mund të ndodhë prapë.
E është ish-skuadra e tij Valencia që dëshiron ta rikthej atë përsëri, shkruan Daily Star, transmeton Klan Kosova.