Emisioni më i ri i MAT në Klan Kosova, do të sjellë detaje të reja mbi vrasjen që tronditi Baicën e Lipjanit, gushtin e këtij viti. Pse u grindën Enver Bajraktari dhe Top Kolshi në arën e misrit që po e punonte ky i fundit? Çfarë ka deklaruar Kolshi në polici për momentin kritik? A ishte vetëm kur e vrau dhe më pas e groposi Enverin? Çfarë kujton Topi gjatë fshehjes së trupit të pajetë? A ishte vërtet misri motivi i vrasjes, apo fshihet diçka tjetër? Si e përshkruajnë bashkëfshatarët karakterin e Enverit, dhe si e njohin Topin? Kush u shkaktonte banorëve kokëçarje me hajni të vogla nëpër oborre?Për këto dhe shumëçka tjetër, ndiqni emisionin “Vrasja që tronditi Baicën”, të mërkurën nga ora 22:10, në MAT, vetëm në Klan Kosova. ●●●Shpërndaje këtë artikullASHKRIMI NGAAEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter