25.08.2019 · përditësuar para 2533 dite1 min lexim
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Mat.
Në aksin rrugor Klos-Dars, automjeti i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet B.K., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Shtetasi me inicialet Q.V., 33 vjeç banues në fshatin Xibër i cili ishte pasagjer ka humbur jetën në aksident.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.