Lajmet e fundit

Mastercard ka bërë të ditur se ka bllokuar transaksione të shumta të pagesave si rezultat i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Lajmi vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashikimin Evropian, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, thanë se do të ndërmarrin veprime kundër Rusisë duke mbyllur bankat ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe duke parandaluar bankën qendrore të Rusisë të vendosë rezervat e saj valutore për të zbutur ndikimin e sanksioneve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.