Lajmet e fundit

Policia e Shkodrës ka ndaluar dy persona, nën akuzën e mashtrimit.
Alkid Zalli, 37 vjeç dhe Pëllumb Lohja, 40 vjeç, banues në Shkodër, u ndaluan pasi me anë të mashtrimit i kanë marrë makinën tip “Benz”, shtetasit me iniciale,U.D., 56 vjeç, banues në Kosovë, të cilët e kanë shitur për 11 mijë euro tek 36-vjeçari Dh. Ll., banues në Mirditë.
Ndaj tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Mashtrimit”, shkruan shekulli.