Lajmet e fundit

Mbi 8 mijë euro donacione të dhëna për festivalin e Revistës së Folklorit Burimor Shqiptar “Drenas 2014”, dyshohet se janë keqpërdorur nga organizatorët, meqë në asnjë raport nuk i kanë arsyetuar ato.
Të vetmet që janë arsyetuar kanë qenë buxheti i ndarë nga Komuna e Drenasit prej 16 mijë e 800 euro. Madje, në raport ceket edhe pagesa për seleksionuesit Ermir Dizdari, Shaqir Hasi dhe Adem Zejnullahu, por ky i fundit nuk kishte pranuar kurrë asnjë cent për punën e bërë.
Një e-mail i dërguar nga anëtari i jurisë për seleksionim në Festivalin Revista Folklorike Burimore Shqiptare “Drenasi 2014”, profesor Adem Zejnullahu, në adresë të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Drenasit ka bërë që të zbardhet skema e mashtrimeve që kanë ndodhur me donacionet dhe pagesën për seleksionuesit e këtij festivali.
Kjo, pasi në asnjë raport të RFBSH “Drenasi 2014”, nuk ceken donacionet që kalojnë shumën prej 8 mijë eurosh, shkruan Zëri.
Ndërsa, anëtari i jurisë seleksionuese, Adem Zejnullahu, nuk kishte marrë asnjë cent për punën e bërë, ani pse në raportin e shpenzimeve që RFBSH “Drenasi 2014”, ia ka dërguar Komunës së Drenasit, figuron emri i Zejnullahut i cili është paguar për punën e bërë.