Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjatë ditës së sotme ka mbajtur konferencë për media lidhur me procesin e teksteve të reja mësimore.
Në këtë konferencë, ministri Shyqyri Bytyqi tha klasat 0,1,6,10 dhe 2,7,11 për vitin e ri shkollor do të kenë tekste të reja shkollore.
Këto tekste janë duke u punuar dhe shqyrtuar nga recensentët. Nga shtatori do të gjenden mekanizma që këto tekste të pilotohen për të qenë të sigurt se janë adekuate për mësim dhe kurikulë.
Bytyqi tha se është bërë një punë e mirë nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt.
“Unë shpresoj dhe kam besim që është bërë punë e mirë si nga autorët e librave ashtu edhe nga recenzentët. Kjo punë e mirë do të rezultojë që të mos kemi më ankesa nga mësimdhënësit, prindërit dhe shoqëria civile”, tha Bytyqi në këtë konferencë.
Ministri foli edhe për koston e shpenzimeve që ka bërë MASHT, lidhur me udhëtimet e grupeve punuese të recensenteve, ai tha se shpenzimet ishin më të vogla se së ishin menduar të jenë.