Lajmet e fundit

Matematikanët e Kosovës ishin pjesë e një gare ndërkombëtare në Brazil, nga e cila u kthyen me medalje, me ç’rast u shpërblyen nga Ministria e Arsimit, njofton Klan Kosova.
Medalja e bronztë i takoi Shend Zhjeqit i cili për një pikë nuk e arriti të argjendtën.
Në këtë garë Kosova u përfaqësua nga 5 të rinj, të cilët të mërkurën morën fjalë mjaftë të mira nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Rezultatet që këtë herë Kosova arriti janë më të mirat që ka pasur deri më tani, thonë nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.
Përveq Shendit që këtu fitoi medaljen e bronztë, medalje nderi fituan edhe Ardita Berisha e Viktor Ahmeti.
Për më shumë, olimpistët nga MASHT u shpërblyen edhe me të holla.
Kronikë nga Merita Neziri