Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka bërë ndarjen simbolike të bursave për nxënës dhe studentë të komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptian projekt ky që po implementohet disa vite radhazi nga ministria që ai drejton në bashkëpunim me donatorët .
Ai me këtë rast tha se ndjehet mirë që ministria e arsimit në bashkëpunim me organizatat partnere sot po bën ndarjen e bursave për 500 nxënës të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe 50 bursave për studentët e të gjitha komuniteteve.
“Me këtë ne po krijojmë mundësi që të rinjtë e këtyre komuniteteve të arsimohen dhe edukohen, të ndërtojnë karrierë profesionale dhe të krijojnë perspektivë për jetën e tyre në të ardhmen “ tha ministri Bajrami.
Bajrami poashtu theksoi se "është shumë me rëndësi që të investojmë në edukim, ndërsa theksoi se personalisht ka qenë i angazhuar në fushatën për vetëdijesimin e fëmijëve dhe prindërve të komunitetit RAE për nevojën dhe rëndësinë e edukimit", transmeton Klan Kosova..