Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i ka bërë thirrje SBASHK-ut që ta mbledhë Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e rreth 20 milionë eurove për ngritjen e pagave për mësimdhënësit.
“Pas një angazhimi të gjatë dhe intenziv të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar në arsim, si dhe pas shumë takimeve të Ministrit me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Administratë, ku me dakordimim e të gjithë deputetëve të pozitës dhe opozitës, mori vendim për miratimin e propozimit të MAShT për rritjen e pagave për mësimdhënësit”, thuhet në njoftim.
“MAShT ju bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjërësisht sistemin tonë arsimor dhe të angazhohemi që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim”.
Ndërkaq, SBASHK po kërkon rritjen e koeficientit ndërsa ka paralamjëruar edhe masa më të ashpra nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.