Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka ndarë të martën cmimet shkencëtari i vitit dhe shkencëtari i ri i vitit.
Në të dyja kategoritë MASHT-i ka ndarë nga dy çmime, duke i dhënë këto mirënjohje Shukri Klinakut dhe Kreshnik Hotit si shkencëtarët më të mirë të vitit 2016-të, ndërsa shkencëtar të rinj të vitit janë shpallur Haki Jashari dhe Bujar Shabani, njofton Klan Kosova.
Ministri që udhëheqë me MASHTI-n, Arsim Bajrami, ka thënë se këto çmime po ndahen për t’i stimuluar shkencëtarët që të merren me punime shkencore sepse nivelin e arsimit e ngrisin punimet e tilla dhe jo vetëm ligjërimet akademike.
Gjithashtu Bajrami ka thënë se këto mirënjohje është dashur të ndahen në dhjetor, por për shkak të rezultatit negativ të PISA-s, kjo ngjarje është shtyrë për në janar.
Gjatë fjalimit të tij, ministri i ka inkurajuar të gjithë studiuesit të punojnë në punime shkencore, punime këto që sipas tij do të publikohen edhe ndërkombëtarisht.
Ndërsa Myzafere Limani, kryetare e Këshillit Shkencor nga MASHT-i, ka thënë se gjatë përzgjedhjes së shkencëtarëve të këtij viti, është parë se punimet e tyre janë të nivelit ndërkombëtar.