Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë dje në vendet e punës dy inspektorëve të arsimit.
Kjo ministri thekson se kërcënimi vjen në kohën kur inspektorati i arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin arsimor.
“Është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj. Ministria e Arsimit kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten”, thuhes mes tjerash në reagimin e kësaj ministrie, transmeton Klan Kosova.