Lajmet e fundit

Javier Mascherano e ka paralajmëruar Barcelonën se ata nuk guxojnë t’i lejojnë vetes gabime të hënën në Superkupën e Spanjës,në ndeshjen e dytë kundër Atletico Bilbaos, në qoftë se ata duan ta përmbysin rezultatin 4-0.
Një hat-trick nga Aritz Aduriz dhe një gol nga San Jose, kanë qenë vendimtar në shkatërrimin e kampionëve të Evropës nga skuadra kundërshtare Baske në San Mames, në një ndeshje të cilën e ka vënë Bracën ne ndjekje të kupës dhe e ka vënë në dyshim mundësinë e fitimi të 6 trofeve për stinorin 2015.
Megjithatë, Mascherano beson se ekipi i tij ka mundësi të rikthehet nga humbja dhe përsëri ta fitoj titullin, por ata duhet të jenë të përqendruar në mbrojtje.
“Ky ekip është i besueshëm dhe këtë sezon ne do ta bëjmë më të mirën, por tani ne duhet të mendojmë se si ta kthejmë këtë ndeshje”