Lajmet e fundit

Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka thënë se klubi i tij duhet t’u shmanget uljeve dhe ngritjeve të formës.
Kështu argjentinasi ka thënë kur Barça është në prag të titullit të radhës në La Liga kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar, përderisa ata gjenden një pikë para rivalit Real Madrid.
Barcelona ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Granadas këtë të shtunë, shkruan Goal.com.
“Në fund të fundit ne nuk jemi duke luajtur kundër të tjerëve, por kundër vetes.”
“Ne jemi të bashkuar dhe e dimë se çdo gjë varet nga ne - kjo nënkupton që ne duhet të luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme që t’u shmangemi aksidenteve.”
Sipas Mascheranos ata duhet t’u shmangen baticave dhe zbaticave, pasi në fundjavë kanë para vetes një ekip që tashme ka siguruar ekzistencën, transmeton Klan Kosova.