04.11.2016 · përditësuar para 3539 dite1 min lexim
Në vitin 1950, në moshën 19 vjeçare Masar Krasniqi, emigroi nga Kosova drejt Zelandës së re, me të vetmin qëllim që në çdo kohë t'i shërbejë çështjes kombëtare.
Kontributi i tij i madh bëri që ai të jetë edhe njëri ndër anëtarët e lobit Shqiptaro-Amerikan, dhe njëkohësisht njeriu më i afërti i senatorit Bob Dole, njofton Klan Kosova.
Ai gjatë veprimtarisë së tij takoi personalitete të njohura botërore si Dalai Lama, Ibrahim Rugova, Nënë Tereza e Bill Clinton.
Madje, për shërbim ndaj komunitetit ai u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II.
Kronikën me detaje e ka përgatitur gazetari Ardian Gaxherri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.