Lajmet e fundit
Masakra e bërë nga 19 deri më 23 maj të vitit 1999 në burgun e Dubravës së Istogut cilësohet si njëra ndër tragjeditë më të tmerrshme të ndodhura gjatë luftës në Kosovë.

Grupi i Ferizajt e quan gjenocid, ndërsa edhe heshtjen politike për 16 vite me radhë lidhur me këtë çështje e vlerëson si të papranueshme.
“Unë fajin e shoh më shumë edhe te institucionet tona që nuk e bëjnë një qendër ku do të grumbulloheshin të dhëna dhe do të tregonim para botës se kush ka qenë viktima e kush agresori. Sepse koha i mbulon e i harron disa gjëra, dëshmitarët vdesin, dhe kështu kalon në heshtje një krim kaq i madh” thotë Sylejman Bytyqi.
Ndërsa i mbijetuari nga kjo masakër, Agim Reçica thotë që për dallim nga masakrat tjera, në Dubravë organizatore ka qenë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe dihen me emër dhe mbiemër udhëheqësit kriminelë në këtë rast, të cilët ende janë gjallë në Beograd dhe mund të japin më shumë informacione p.sh ish-drejtori i burgut Rakoqeviq. Shkruan, Kosova Sot.