Lajmet e fundit

Autori i masakrës së ndodhur të hënën në mbrëmje në Dajç, u la sot në burg nga Gjykata e Shkodrës, teksa në ambientet e gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarë të tij.
Nëna e autorit Miklovan Parubi, Rita Parubi është parë në gjendje të dëshpëruar në korridoret e gjykatës.
Duke qarë ajo ka thënë:
"Hall i madh na ka rënë. Nënat e viktimave dhe të plagosurve i kam patur shoqe. Me vjen turp te shkoj atje. Kemi qëndruar të mbyllur këto ditë. Miklovanin e kanë nxitur të tjerët sepse e kanë njohur si djalë të mirë.''
''Mua dhe Vanit na i kanë puthur duart nënat e viktimave dhe të plagosurve më parë. Nuk e di si ndodhi kështu. Do zoti nuk i japin burg per jetë. Jemi të traumatizuar nga ngjarja e rëndë" ka thënë ajo mes lotëve, shkruan Panorama, përcjellë Klan Kosova.