Lajmet e fundit

Mediat botërore raportojnë se 175 civilë kanë mbetur të vrarë në masakrën e kryer nga ISIS në Siri.
Sipas burimeve të forcave të armatosura siriane, kjo ndodhi ditën e premte, disa ditë pas marrjes peng të 300 punëtorëve nga Kompania e Cimentos al-Badia, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.
Agjencia e lajmeve Amaq, e cila kryesisht publikon propagande për ISIS, ka postuar foto duke thënë që paraqesin brendinë e fabrikës ditën e enjte. Këtu shihen lopata, kamion si dhe flamuri i zi i grupit në hyrje të fabrikës, e cila gjendet në veri-lindje të Damaskus.
Në këtë zonë ISIS ka nisur një mësymje, ditëve të fundit. Konflikti ka shpërthyer në mes të rebelëve sirian, forcave të qeverisë dhe ISIS.