Lajmet e fundit

Ndërsa niveli i ndotjes ka arritur vlera alarmuese, Parisi ndaloi qarkullimin e automjeteve me targa teke të martën e lejoi udhëtimin pa para në metro. “AirParif” që monitoron cilësinë e ajrit në rajonin e Parisit, bëri të ditur se indeksi i cilësisë së ajrit kishte arritur në 87, nivel tepër alarmant ky.
Autoritetet parisiane kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve të reduktojnë shpejtësinë në rrugët kryesore të qytetit, duke e ulur limitin nga 80 në 70 km në orë.
Të mërkurën do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me targa çift, ndërsa parashikohet që niveli i grimcave PM10 në ajër të vazhdojë të jetë i lartë.