Lajmet e fundit

Yjet e “Back to the Future, Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd, i janë rikthyer kostumeve të tyre si Marty McFly dhe Doc Brown, në një skeç gazmor që është transmetuar të mërkurën gjatë emisionit Jimmy Kimmel Live, transmeton Klan Kosova.
Në këtë skeç, Marty dhe Doc udhëtojnë në vitin 2015, dhe nuk impresionohen aspak nga ajo që shohin.
Pasi mësojnë se nuk ekzistojnë vetura fluturuese, ata duken të hutuar.
Jimmy më pas i mëson se si të bëjnë fotografi selfie.
“Nëse mund t’ju pyes, çfarë dreqin keni bërë për 30 vjet?” pyeti Marty, në çka Jimmy u përgjigj se e kanë zbuluar ëmblësirën cronut.