Lajmet e fundit

Pippa Middleton dukej për mrekulli përderisa parakaloi së bashku me, tashmë bashkëshortin e saj, James Matthews, pasi këta të dy lidhën kurorë këtë të shtunë.
Mijëra njerëz në tërë botën prisnin të shihnin këtë moment, e Pippa nuk dështoi që të lërë mbresa.
Fustani i nusërisë nga Giles Deacon ishte mahnitës, ndërsa ajo ishte e mbushur me buzëqeshje.
Vëmendje gjatë ceremonisë tërhoqën edhe Princi George dhe Princesha Charlotte, me veshjet e tyre mjaft të lezetshme, ndërsa motra e nuses, Kate Middleton, kishte të veshur një fustan ngjyrë krem në të cilin dukej për mrekulli.









