Lajmet e fundit

Phillip Phillips dhe e dashura e tij e një kohe të gjatë Hannah Blackwell më në fund janë martuar këtë fundjavë në Resora Plantation në Albany, GA, raporton Us Weekly.
25 vjeçari fitues i American Idol dhe e dashura e tij u takuan në organizatën e motrës së tij në një mison për bamirësi, shtatë vjet më parë dhe ishin fejuar në prag të krishtlindjeve të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
“Unë jam shumë i emocionuar. Ajo që dua më së shumti është se e kam miken më të mirë dhe se unë mund t’i tregojë asaj çdo gjë. Unë thjesht e dua”, tha Phillip.
Hannah shtoi: “Ndihem si kur jam takuar me Phillip, ai ishte përgjigjja e shumë pyetjeve që kisha. Ai i bën gjërat të kenë kuptim për mua”.