Lajmet e fundit

Patton Oswalt dhe Meredith Salenger janë martuar.
Aktori 48-vjeçar dhe aktorja 47-vjeçare u kurorëzuan të shtunën në Los Angeles, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Çifti bëri të ditur fejesën në muajin korrik, 15 muaj pasi gruaja e parë e Patton, Michelle McNamara vdiq papritur në gjumë. Patton dhe Michelle kishin një fëmijë së bashku, vajzën tetëvjeçare , Alice.
Patton dhe Meredith e bënë publike lidhjen e tyre për herë të parë në premierën e “Baby Driver” në qershor të këtij viti.