Lajmet e fundit

Mike Sorrentino është martuar me të dashurën e tij Lauren Pesce, raporton Us Weekly, transmeton Klan Kosova.
Sorrentino i dha fund beqarisë të enjten në Pompton Plains, New Jersey.
‘Jemi shumë të emocionuar që kemi nisur një rrugëtim të ri bashkë si burrë dhe grua’, tha çifti përmes një deklarate.
‘Ne jemi miq shumë të mirë dhe bashkë mund t’ia dalim për çdo gjë. Faleminderit familjes, miqve dhe fansave që na kanë mbështetur në çdo hap tonin’.