Lajmet e fundit

Deryck Whibley dukej i kënaqur që u martua me të dashurën Ariana Cooper në Bel Air Hotel të dielën në Beverly Hills.
35-vjeçari gruaja e parë e të cilit ishte Avril Lavigne, duket se ka rikthyer jetën e tij, pasi ai ishte shtruar në spital në prill të vitit 2014 me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë të shkaktuara nga alkooli.
Whimbley ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai ishte në spital për një muaj, dhe mjekët e futën në gjendje kome të detyruar mjekësore për të shpëtuar jetën e tij, transmeton Klan Kosova.
Në një moment ata pranuan se nuk ishin të sigurt se a do të mbijetojë Deryck apo jo.
Në fakt, mjekët i thanë muzikantit që organet e tij ishin dëmtuar aq shumë, nga alkooli, saqë vetëm edhe një pije do ta kishin vrarë atë.
Por, të dielën ai dukej i shëndetshëm dhe shumë i lumtur, pasi që ai dhe Cooper shkëmbyen betimet e tyre për dashurinë.
https://instagram.com/p/7CR7HfNyvp/?taken-by=dukeimages