Lajmet e fundit

Supermodelja nga Izraeli, Bar Refaeli, më në fund ka lidhur kurorë me të dashurin e saj prej kohësh, Adi Ezra.
Çifti të enjtën është martuar me një ceremoni të fshehtë, transmeton Klan Kosova.
Bukuroshja 30 vjeçare është martuar në Chloe përpara 300 të ftuarve, ku shumica ishin familjarë por kishte edhe fytyra të njohura të botës së showbizit.
“Ceremonia ishte magjike, e mbushur me miq të mirë dhe familjarë”.
“Edhe vendi ku u mbajt dasma ishte mahnitës”.
“Bar ishte tejet e lumtur”, është shprehur një burim i revistës E.
Modelja përpara se të martohej kishte qenë në lidhje me aktorin e njohur Leonardo DiCaprio.