Lajmet e fundit

Përgëzimet shkojnë për Daisy Fuentes dhe Richard Marx të cilët janë martuar këtë javë.
Çifti u martuan të mërkurën në Aspen, e lajmin e mrekullueshëm e kanë dhënë nëpërmjet disa fotografive që i kanë postuar në rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
“Më 23 dhjetor 2015 Daisy Fuentes më nderoi duke u bërë gruaja ime”, shkroi Richard në Instagram.
“Kjo ndodhi dhe nuk mund të jem më e lumtur se sot”, shkroi Daisy në Twitter.
Daisy dhe Richard janë çift që një vit.