Lajmet e fundit

Katër korriku doli të jetë një martesë me shumë surpriza.
Të shtunën Billy Joel dhe e dashura e tij për një kohë të gjatë Alexis Roderick, janë martuar në shtëpinë e tyre në Long Island.
Legjenda e muzikës, 66 vjeçari Billy dhe nusja e tij 33 vjeçare shtatzënë, kanë surprizuar mysafirët e tyre në festën e katër korrikut, sipas People, transmeton Klan Kosova.
Edhe vajza e Billy, Alexa Ray nëna e të cilës është supermodelja Christie Brinkleym, ishte e pranishme në martesën e tyre, si dhe aktori komedian Kevin James.
Ish bashkëshortja Chrisy uroi çiftin në profilin e saj instagram duke thënë: “Urime nusës së re dhë dhëndrrit si dhe për vajzën time Alexa e cila ka një mike të mrekullueshme Alexa. Urime familjes, ju dëshiroi shumë lumturi.”
Të sapomartuarit janë në lidhje që nga viti 2009 dhe janë duke e pritur fëmijun e tyre të parë.