Lajmet e fundit

Roberto Martinez ka hedhur akuza ndaj gjyqtarit Mike Jones, që gjykoi ndeshjen e Chelsea-it me Evertonin.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Mike Jones, dha shtatë minua shtesë kur po shihej që Chelsea ishte duke humbur me rezultat 3:2.
Chelsea shënoi golin e barazimit në minutën e 98’të, përveç kësaj, Roberto Martinez, pas ndeshjes tha se goli ishte në pozicion jashtë loje.
“Ishte një ndeshje e mrekullueshme për tifozët, por referimi ishte katastrofal. Ajo që bëri gjyqtari ishte shumë e dhimbshme për ne, nuk e merituam këtë. Ishin shtatë minuta shtesë, por ndeshja zgjati tre minuta më shumë. Përveç kësaj goli ishte në pozitë jashtë loje, këtë e panë të gjithë”, ka thënë i irrituar pas barazimit Roberto Martinez. /Albeu.com/