Lajmet e fundit

Martin Shkreli, i njohur ndryshe si shqiptari më i urryer në botë, i ka dalë në ndihmë Andrew Farell, punëtorit të aeroportit të sëmurë më autizëm, të cilin reperi 50 Cent e kishte tallur keq ditë më parë në një video, transmeton Klan Kosova.
Shkreli ka thënë se ka ndjerë një lidhje emocionale me këtë ngjarje, meqë ka disa miq të afërt dhe anëtarë të familjes të prekur nga kjo sëmundje, dhe për këtë shkak djaloshit i ka ofruar 10 mijë dollarë.
Ndryshe, nga ana e 50 Cent deri më tani ka dalë vetëm një kërkim falje.