Spanjolli Jorge Martin e ka kaluar i pari vijën e finishit të shtunën në garën Sprint në Moto GP që u zhvillua në Gjermani.
Motoristi i ekipit Prima Pramac Racing po tregohet një mjeshtër i vërtet në garat Sprint pasi i ka fituar 2 nga 3 të fundit përcjell klankosova.tv.
Martin e mposhti liderin dhe kampionin aktual Francesco Bagnaia në duelin për fitore.
Bile ky i fundit mbeti i dyti me më shumë se dy sekonda vonesë.
Kurse top treshen në podium e kompletoi motoristi australian i ekipit Red Bull KTM Factory Racing, Jack Miller.
Me këtë fitore Martin e ka ngushtuar distancën me liderin e kampionatit në vetëm 21 pikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.