Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Monaco dhe Lyon ka thënë se preferon të luajë në qendër të sulmit, por që nuk e ka problem të funksionojë edhe në tjerat.

Anthony Martial beson se Premierliga është liga më e fortë në botë dhe shpreson të jetë pjesë e saj edhe për shumë edicione.
Francezi kaloi tek Manchester United nga Monaco në fillim të kampanjës 2015-16 dhe ka shënuar 13 gola deri tani.
Skuadra nga Old Trafford është në rrezik të pamundësisë së pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, por Martial ka thënë se gara e madhe në ligë i pëlqen shumë.
“Premierliga është më sfiduese në se Ligue 1 në aspekt fizik”.
“Është e vërtetë që edhe atmosfera është e ndryshme nga Franca, pasi këtu njerëzit jetojnë për futboll, që më pëlqen shumë”.