Piloti spanjoll Josep Maria Marti e ka dominuar garën Feature në kategorinë Formula 3 të dielën.
Ai udhëhoqi nga fillimi e deri në fund me bolidin e Campos Racing duke mos e lënë askënd para vetes përcjell klankosova.tv.
Spanjolli e kompletoi vikendin fantastik pasi të premten mori pole position për herë të parë teksa të dielën fitoren e parë në karrierë në Formula 3.
Marti llogaritet si një shpresat e sportit të shpejtësisë edhe për faktin se ai njihet si nxënëse i kampionit të Formula 1, Fernando Alonsos.
17 vjeçari e la 4.4 sekonda pas vetes argjentinasin Franco Colapinto.
Kurse i fundit në podium u ngjit suedezi Dino Beganovic me Prema Racing.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.