Lajmet e fundit

Muzika e mezja te burrat, sikur edhe muzika e vallja tek gratë janë të zakonshme sikur në dasmat e tjera.
Por, e veçantë e gazmendit në familjen Ademaj në Petrovë të Shtimes, është mënyra e sjelljes së nuses në shtëpi.
Dhëndri 22 vjeçar, Endriti, do ta merr nusen me helikopter, transmeton Klan Kosova.
Fluturakja që ka ardhur nga Gjermania, me pilotët gjerman, do të niset për të sjellë nusen në Tërn të Ferizajt.
Shumë njerëz ishin kureshtarë për të parë këtë ceremoni të veçantë.
E këtu, u kujdesen që të sapomartuarit, deri tek helikopteri të ecin nëpër tepih të kuq.
Nusja e cila do të shkojë tek burri nëpërmjet ajrit, tha se as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar një ngjarje të tillë.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.