Lajmet e fundit

Martesa katër vjeçare e modeles Kate Moss me rokerin e The Kills, Jamie Hince, pretendohet të jetë në krizë, transmeton Klan Kosova.
Modelja është parë dukshëm në gjendje jo të mirë dhe duke i mbajtur emocionet, derisa po fliste në telefon prapa një restoranti në Londër.
Supozohet se raporti i çiftit nuk është i duhur tash e disa javë.
Ikona e modës dukej e veshur me stil si gjithmonë, dhe mundohej të mos vërehej nga të pranishmit.