Lajmet e fundit

Njëri nga organizatorët, Granit Thaçi nga Gaia, ka treguar më shumë detaje lidhur me qëllimin e këtij marshi protestues.
“Është mbajtur marshi i organizuar “Gaia” dhe “Termokiss” kundër ndryshimeve klimatike. Këtë vit e kemi pasë vit më të nxehtë, njerëzit kanë mbetur pa ujë, mbeturina ka në lumenj, derisa kryesorja është se janë duke ndërtuar hidrocentrale". "Kjo ministri nuk po jep informacione, po vazhdon gjuetia dhe prerja e pyjeve derisa edhe mijëra shtëpi po djegin qymyr. Shteti po dështon ta kuptojë se ne po thithim ajër të papastër”. Pas fjalimit, qytetarët mbollën pemë në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë./ Klan Kosova