Lajmet e fundit

Vrasja e dy turistëve çekë mbrëmjen e së premtes në Dukagjin, ka nxitur tek shqiptarët një ndjejë të thellë solidariteti.
Pikërisht, në kujtim të ekzekutimit tragjik të Michal Svatoš dhe Anička Kosinová, qytetarët e Tiranës do të mbajnë një parakalim në heshtje në qendër të kryeqytetit.
Me lule e qirinj në duar, qytetarët pritet ta nisin parakalimin në orën 20:00 tek “Kambana e Paqes” tek Piramida, ku në shenjë kërkim-falje do të vendosen lule dhe qirinj për dy turistët.
Mësohet se Parakalimi do të vijojë më tej edhe tek ambasada e Çekisë në vendin tonë, ku qytetarët, në shenjë solidarizimi do të vendosin edhe aty qirinj dhe lule, si dhe do të shfaqen mesazhe për nder të viktimave.
Organizimi është bërë në rrjetin social “Facebook” dhe gatishmëria për të marrë pjesë në këtë parakalim ka qenë e madhe,transmeton Shekulli.al